ATSH-DPA/ – Kompania e njohur farmaceutike indiane ”Zydus” deklaroi se ka filluar testimet klinike te njerëzit për një vaksinë të mundshme antiCovid-19.

”Doza e parë e vaksinës së ADN-së ZyCoV-D u administrua sot te një subjekt njerëzor”, tha kompania në një deklaratë.

”Doza e parë e vaksinës u administrua me sukses, presim reagimet e vaksinës. Vaksina nxiti një reagim të fortë imunitar gjatë studimeve mbi kafshët, duke përfshirë minjtë, derrat dhe lepujt”, deklaroi kompania në një deklaratë.

Kompania tha se platforma e vaksinimit të ADN-së që ajo ka zhvilluar mund të përdoret për të modifikuar vaksinën për dy javë, në rast se virusi do të ndryshojë dhe kjo për të siguruar që vaksina të vazhdojë të sigurojë mbrojtje.

India, së bashku me shumë vende të tjera, ndoqën dhe mbështetën zhvillimin e një vaksine antiCovid-19 me rritjen e numrit të infeksioneve dhe vdekjeve./ /os/