Covid-19 prek Gjykatën e Shkallës së Parë në Elbasan.

Rezultimi pozitiv në testin e koronavirus të disa punonjësve ka detyruar autoritetet që të mbyllin institucionin deri në një njoftim të dytë.

Burime konfirmojnë se të infektuar kanë rezultuar kryesekretarja e Gjykatës së Shkallës së Parë, sekretarja dhe disa punonjës. Menjëherë pasi është mësuar përgjigjia e testit, punonjësit e tjerë kanë kryer tamponin dhe janë izoluar në shtëpi.

Ditët e fundit janë regjistruar shumë raste me koronavirus në vendin tonë dhe një ndër zonat më të prekura është qyteti i Elbasanit. Mes të prekurve ka pasur edhe mësues.newsbomb