Deputeti i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri është infektuar me koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Gjiknuri me anë të një postimi në rrjetet sociale, ndërsa tregon që është karantinuar në shtëpi dhe ka filluar trajtimin mjekësor.

“Të nderuar miq! Pas testimit për COVID 19, rezultova pozitiv, me simptoma të lehta. Në përputhje me protokollin shëndetësor kam filluar trajtimin mjekësor në kushtet e karantinimit. Gjej rastin të ju bëj thirrje të respektoni maksimalisht këshillat e autoriteteve shëndetësore, si mbajtja e maskës, distanca sociale dhe larja e duarve.

Ju uroj të gjithëve shëndet”, shkruan Gjiknuri.