Deputeti i Partisë Socialiste në Elbasan, Florenc Spaho ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Bëhet me dije se deputeti është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është karantinuar në banesën e tij, raporton ‘abcnews’.
Sakaq, nuk dihet ende sesi është infektuar. Por ky nuk është i pari në radhën e deputetëve pasi më herët janë infektuar me Covid-19 edhe deputetët si: Ralf Gjoni, Eljo Hysko, Enver Roshi.
Kujtojmë që deri më tani në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë 377 persona e kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 13259.