Investimet në Pogradec, Balla: Këtë vit qyteti liqenor i pret turistët më i bukur se asnjëherë tjetë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhakolli inspektuan disa nga projektet e realizuara në Pogradec gjatë kohëve të fundit.
Balla deklaron se pas shumë kohësh parqeve të Pogradecit iu rikthyen trëndafilat dhe se plazhet e vjetra të pogradecarëve u pastruan.
Sipas Ballës këtë vit Pogradeci i pret turistët më i bukur se asnjëherë tjetër. “Parqeve të Pogradecit iu rikthyen trëndafilat, plazhet e vjetra të pogradecarëve u pastruan lungo-gjoli u rikonstruktua në një kohë shumë të shpejtë. Këtë vit Pogradeci iu pret më i bukur se asnjëherë tjetër.”,- shprehet Balla