Islanda njoftoi dje në mbrëmje ashpërsimin e masave që synojnë të frenojnë rritjen e rasteve me COVID-19 që prej mesit të shtatorit.

“Duke filluar nga e hëna dhe ashtu si në pranverë, sallat e sporteve, baret dhe diskotekat do të mbyllen sërish dhe grumbullimet me më shumë se 20 persona do të ndalohen për dy apo tre javë”, shkruan Ministria e Shëndetësisë.

“Këto ditët e fundit, numri ditor i personave të diagnostikuar ka qenë relativisht i qendrueshëm, rreth 30-40 individë në ditë dhe është e qartë se masat aktuale nuk kanë arritur të mundësojnë një kontroll adekuat të epidemisë”, theksoi kryeepidemiologu, Thorolfur Gudnason në një shënim adresuar Ministrisë së Shëndetësisë.

Deri më tani, zyrtarët shëndetësorë islandezë kishin zgjedhur kufizime të përcaktuara, baret dhe klubet e natës të Reykjavik të mbyllura për 10 ditë, rihapën të hënën, dhe insistuan në higjienën e përgjithshme dhe masat e distancës fizike.

Ky kthim i masave vjen pas njoftimit këtë jave të kontaminimeve në dy shtëpi pensioni në kryeqytetin Islandez dhe rritjes së shtrimeve në spital.

Islanda, një vend me 365 000 banorë, numëron në total 2 872 raste me COVID-19 që prej fillimit të epidemisë dhe 10 të vdekur.