42-vjeçar Arjan Ballcaj është vënë në pranga pasi tentoi të mashtronte një biznesmen për të përfituar 200 mijë euro.

 

 

I arrestuari, banues në Kamëz, iu prezantua personit që do i merrte paratë si zyrtar i lartë. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Replay 2”, u sekuestrua një automjet dhe telefon.

 

Uniformat blu po punojnë për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

 

Top Channel