Ajo ka postuar disa foto në Instagram, ku spikasin edhe foto nga pushimet e saj në Shqipëri, teksa shkruan: “Mirupafshim qershor”.

Ivanka Trump ka postuar një foto, e cila tregon pjesën e PortoNovës në Zvërnec si dhe një tjetër foto, në të cilën ka dalë me të birin.

Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner pak ditë më parë kanë zhvilluar një vizitë në Vlorë.

Ata janë ndalur pikërisht tek një ekspeditë në ishullin e Sazanit, vend ku pritet edhe të investohet prej tyre, pas vendimit të autoriteteve shqiptare.

Gjithashtu pas vizitës nën masa të rrepta sigurie, ata janë parë edhe në qytetin e Vlorës. Çifti ka shëtitur në shëtitoren “Lungomare” dhe kanë drekuar në një restorant në zonë.

Në fotografinë që kanë shkrepur në bregdetin e Vlorës, çifti shfaqet në praninë e një prej kuzhinierëve që është edhe administrator i një subjekti në Lungomare.

Vizita e çiftit vjen në kohën kur mediet ndërkombëtare kanë rikthyer vëmendjen mbi projektin e paralajmëruar nga Kushner për ndërtimin e një resorti ultraluksoz në ishullin e Sazanit.

Projekti, me një vlerë të parashikuar investimi prej 1.4 miliardë eurosh, synon ndërtimin e një marine turistike, rezidenca elitare, zonë gastronomike dhe akomodimi në një sipërfaqe prej 45 hektarësh.

Sazani, ish-bazë ushtarake me 562 hektarë sipërfaqe, është nxjerrë tashmë nga përdorimi ushtarak në dhjetor të vitit të kaluar, duke i hapur rrugë zhvitllimi turistik të zonës.

/gj.m/a.f/r.e/