Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me diell por që herë pas here do të ketë dhe zhvillim të vranësirave.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -12°C në -3°C, në zonat e ulëta nga -4ºC në 04°C dhe në zonat bregdetare nga -1°C në 06°C.

Era do të fryej në drejtim Lindor-Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin. Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga -14°C në -5°C dhe në zonat e ulëta nga -10°C në -2°C.

Top Channel