Deputetët e komisionit parlamentar të shërbimit sekret dhe sigurisë (ISC) theksuan sot se qeveria britanike duhet të hetonte për ndërhyrjet ruse në fushatën e referendumit mbi Brexit në vitin 2016, duke prezantuar një raport mbi influencën ruse në politikën e Britanisë së Madhe.

Ky raport prej 55 faqesh konkludon se ndikimi rus në Britaninë e Madhe është “normalitet i ri” dhe se kjo situatë është nënvlerësuar seriozisht.

“Duhet të ketë pasur një vlerësim të ndërhyrjes ruse në referendum. Duhet të ketë pasur një, dhe rezultatet e këtij vlerësimi duhet të bëhen të ditura për publikun” theksoi deputeti laburist, Kevan Jones, anëtar i komisionit