70 vjeçari Hekuran Ramo ka humbur jetën në fshatin Neviçisht të Korçës mëngjesin e sotëm.
Mësohet se viktima ka qenë duke ecur me kalë, por në momentin kur ai është futur në rrugën dytësore të fshtatit Neviçisht, kali është trembur dhe i ka dalë përpara një makine.
Sipas Policisë, sot rreth orës 05:35, në aksin rrugor Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Neviçisht, ka ndodhur një aksident, ku për pasojë shtetasi E. G., 27 vjeç, banues në fshatin Pojan, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, ka përplasur shtetasin Hekuran Ramo rreth 70 vjeç, banues në fshatin Neviçisht, që lëvizte në rrugë me kalë, i cili ka gjetur vdekjen.
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 23.09.2020, rreth orës 05:35, në aksin rrugor Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Neviçisht, ka ndodhur një aksident, ku për pasojë shtetasi E. G., 27 vjeç, banues në fshatin Pojan, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, ka përplasur shtetasin H. R., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Neviçisht, që lëvizte në rrugë me kalë, i cili ka gjetur vdekjen.
Drejtuesi i mjetit shtetasi E. G., u dërgua në Spital për kontroll mjekësor, me të cilin do të kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.newsbomb