Pandemia e Covid -19, padyshim që ndikojë edhe tek fëmijët, të cilët u privuan nga liria, lojrat e tyre dhe takimi me shokët. Ndërkohë që me nisjen e çerdheve dhe kopshteve, fëmijët nisen të përshtaten me rregullat dhe të argëtohen. Por, për t’ua bërë edhe më atraktive qëndrimin në kopshte, bashkia e Elbasanit në bashkëpunim e Këshillin Rinor, nisi sot nga kopshti nr 12 organizimin e një minikampi me lojëra dhe argëtime, duke respektuar protokollin e sigurisë. Edri Ekmekçiu, Drejtoreshë e Politikave të Arsimit Parashkollor dhe Edukimit në Bashkinë e Elbasanit, shpreh me detaje mënyrën sesi po bëhen këta organizime dhe çfarë synojnë.

Edhe në ditët në vijim organizimet e tilla do të vijojnë në kopshtet e tjera të qytetit ndërkohë që Znj. Ekmekçiu u bën thirrje prindërve të sjellin fëmijët për t’i argëtuar.

Jo vetëm që kopshtet qëndrojnë të hapura gjatë gjithë verës, por organizimi i këtyre aktiviteteve do ta bëjë më të larmishme veprimtarinë e fëmijëve duke i argëtuar ata dhe duke e shndërruar verën në një stinë lojërash dhe gëzimi.