Stacioni i Policisë Kufitare në Kapshticë njofton se në bazë të vendimit të autoriteteve greke, Pika Kufitare e Kapshticës do të jetë e mbyllur deri më datë 4 dhjetor 2020.

Ky urdhër vlen për kambësorët, kamionët, autobusët dhe kamionët. Sipas njoftimit të djeshëm të autoriteteve greke, për shkak të masave anti-Covvid por dhe falsifikimit të tamponëve nga disa shtetas shqiptarë, nuk do të lejohet deri në 4 dhjetor as hyrja dhe ad dalja nga kjo doganë.

“Autoritetet e Policisë Greke, në bazë të një njoftimi zyrtar që i kanë dërguar Policisë Kufitare Kapshticë, sqarojnë se në zbatim të vendimit të qeverisë greke për marrjen e masave, mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, prej datës 20.11.2020, ora 06:00 e mëngjesit, deri në datën 04.12.2020, Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë, do të jetë e bllokuar dhe nuk do të lejohet lëvizja e këmbësorëve dhe e mjeteve (vetura, autobusa dhe kamiona) si në hyrje dhe në dalje të Greqisë.

Policia Kufitare e Kapshticës, iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, që gjatë këtij harku kohor, të shmangin udhëtimin në drejtim të kësaj pike kalimi. Përgjatë aksit rrugor Korçë-Kapshticë, do të ketë forca policie të cilat do të mbikqyrin situatën dhe nuk do të lejojnë kalimin e mjeteve, në drejtim të Kapshticës”, njofton Policia Kufitare.newsbomb