Kryeministri Edi Rama ka publikuar një njoftim të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët që kanë ndryshuar banesën.

Me anë të një vide në rrjetet sociale Rama tregon se nuk është nevoja që për ndryshimin e adresës të shkojnë pranë zyrave të Gjendjes Civile pasi tashmë një gjë të tillë mund ta bëjnë dhe përmes portalit e-Albania, përmes telefonit apo kompjuterit.

“MIRËMËNGJES dhe me një tjetër lehtësim nga e-Albania, ku ju mund të korrigjoni adresën aktuale të vendbanimit tuaj ose deklaroni adresën e re vetëm në 3 minuta duke përdorur celularin apo kompjuterin pa marrë më rrugën për dokumenta, ju uroj një ditë të mbarë,” shkruan Rama ën postimin e tij.