Këshilli Bashkiak i Elbasanit u mblodh për të diskutuar mbi situatën e shkaktuar nga Covid 12 dhe masat për menaxhimin e situatës.
Kryetari i Bashkisë informoi këshilltarët për masat e marra gjatë gjithë muajit Mars sidomos përsa i përket ndihmës ndaj familjeve të varfra, asistencën e të moshuarve dhe masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë.
Më tej Z. Llatja vuri në dukje se, familjet qeë përfitojnë ndihmë ekonomike nga të ardhurat e bashkisë, do të kenë dyfishim të ndihmës.
Këshilltarët vlerësuan masat e marranga Bashkia gjatë kësaj periudhe dhe sidomos punën e bërë në terren nga grupet të cilat kanë punuar me orare të zgjatura vetëm për tu ardhur në ndihmë qytetarëve.
Organizatat joqeveritare kanë qenë një partner shumë i rëndësishëm i Bashkisë. Ato kanë asistuar bashkinë në ndihmë ndaj familjeve të varfëra, ndërkohë Këshilli Bashkiak tashmë miratoi dhe përdorimin e fondit të Emergjencave Civile në ndihmë të kapërcimit të kësaj situate.