Kim Kardashian ka shpërndarë disa fotografi me katër fëmijët e saj për revistën Vogue derisa ka thënë se është duke e kaluar shumicën e kohës më fëmijët në vetizolim

Kim Kardashian i ka dhënë disa pamje fansave të saj nga jeta e saj brenda Hidden Hills, vilës së saj në Kaliforni ku ajo ka pozuar me katër fëmijët e saj.

Ylli 39 vjeçar i televizionit ka bërë këto fotografi për edicionin special të revistës Vogue qershor/korrik që po ashtu përfshin 150 kontribues në të. Njëra ndër to është edhe motra e saj, Kendall Jenner.

“Jemi në dhomën e madhe”, tha pasanikja. “Ky vend është bërë shpesh i vizituar nga ne kohëve të fundit”. /GazetaExpress/