ATSH-DPA/ – Regjisori i filmave të animuar, Gene Deitch, 95 vjeç, vdiq të premten në mbrëmje në Pragë, njoftoi publicisti i tij, Petr Himmel.

Filmi i tij “Munro” në lidhje me një djalë të vogël, i cili aksidentalisht është marrë në ushtri, fitoi çmimin Oskar në vitin 1961, për filmin më të mirë të animuar me metrazh të shkurtër.

Deitch ishte gjithashtu përgjegjës për më shumë se dhjetra episode të serialit vizatimor “Tomi dhe Xherri”.

Në vitin 1967 ai bëri adaptimin e parë filmik të romanit fantastik “The Hobbit”, por nuk arriti të shfaqej në kinema. / /sara/