ATSH/ Arkitekti italian, Marko Casamonti deklaroi sot në Tiranë se do ta transformojmë Kombinatin në një prej qendrave më të bukura urbane të qyteteve europiane.

Gjatë prezantimit prezantimit të planit për rindërtimin e Kombinatit një nga zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Tiranë, e cila do të kthehet në një pol të ri zhvillimi ekonomik, social, kulturor, Casamonti theksoi se “me transformimin e Kombinatit njerëzit mund të ecin lirshëm , të ketë dyqane, ku të ketë parqe rezidenciale, rekuperim i muzeve që do të jenë vende atraktive. Pra një qytet për të gjithë që nga fëmijët tek të moshuarit dhe të rinjtë. Do të ketë edhe seli universiteti, do të jetë një qytet i përshtatshëm për njerëzit, si dhe do të ketë transport publik”.

Sipas tij, KombinARTI do të ketë 5 sheshe publike me shërbime të reja: Sheshi i Teknologjisë (TECH Square), Sheshi i Muzeut (Museum Square), Sheshi Universitar (University Square), Sheshi Garibaldi (Garibaldi Square) dhe Sheshi i Gastronomisë (Gastronomy Square).

“Ju e njihni shumë më mirë se unë bukurinë e kësaj lagje që ka histori të lashtë, ka pasur fabrika, kombinati i  tekstileve, por ka elmentë shumë të bukur të lagjes që duhen ruajtur dhe rivlerësohen. Është për shembull oxhaku dhe struktura industriale. Duhet të veprojmë në mënyrë të tillë që sheshi qendror Kombinart siç e quajmë ne të jetë një vendtakimi dhe lidhjeje mes dy pjesëve të lagjes”, – nënvizoi ai.

Arkitekti italian tha se “Kombinati ka pasur shumë dëme nga tërmeti dhe për fat të keq shumë shtëpi duhet të shemben, por le ta marrim këtë tragjedi të tërmetit si një mundësi  për të menduar këtë pjesë të qytetit të vlerësojmë historinë dhe shtëpitë e saj e të mendojmë sesi kjo lagje të bëhet një burim për Tiranën”.

“Në radhë të parë ideja që përreth kësaj lagjeje të ketë një park dhe  ajo të ketë një lëvzishmëri shumë të lidhur me këmbësorët dhe rruga kryesore që është aksi lidhës përmes kësaj lagje mund të përfshihet dhe futet në tokë dhe të dalë pas 400-500 metra dhe ta lërë sheshin si një element lidhës midis pjesës jugore dhe veriore të lagjes me në mes një shesh të madh të mbuluar, shumë të bukur”, – tha Casamonti.

Sipas tij, këto duhet të jenë vende ku fëmijët, të moshuarit, këmbësorët të lëvizin lirshëm, t’i kthehen vendeve të kultrës, do të ketë muze, ku mund të bëhen ekspozita apo vepra arti.

“Nëse do t’ia dalim mbanë të fusim një pjesë të rrugës nëntokë dhe midis lagjes ekzistuese dhe asaj që ishte dikur duke shmangur trafikun dhe duke bërë që njerëzit të lëvizin në sheshet kryesore, poshtë këtyre shesheve do të ketë edhe parking”, – theksoi Casamonti duke shtuar se protagonistë në sheshe nuk do të jenë mjetet, por njerëzit”.

Arkitekti italian tha se “KombinArt ka ka katër sheshe, do të përfshijë apartamente të reja falas për gjithë familjet e prekura dhe një potencial zhvillimi për akomodimin e 20,500 banorëve, 4 institucione të reja arsimore dhe – 9 pika sociale e kulturore”.

“Do të ketë shumë banesa sepse një prej objektivave të qeverisë shqiptare dhe bashkisë së Tiranës është ti japin strehim shumë njerëzve që humbën banesat për shkak të  tërmetit”, – tha Casamonte.

/k.s/j.p/