Komisioni i Ligjeve ka rrëzuar me 15 vota pro dhe 1 kundër Dekretin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, i cili ktheu në Kuvend ligjin për masat ndëshkuese gjatë pandemisë.
Ligji i kthyer nga Meta parashikon një sërë rregullash të reja për emisionet televizive, ku ndonëse u hiqet ndalesa për jo më shumë se një të ftuar, caktohet distanca prej 2 metrash dhe sanksionet me gjobë deri në mbyllje në rast shkelje.
Në thelb të arsyetimit të Presidentit Meta për kthimin e ligjit është cenimi i lirisë së fjalës.
(Descript.al)