ATSH/-Bashkia e Koçës ka nisur punën për sistemimin dhe shtrimin e rrugëve rurale në njësinë administrative Lumalas.
Kryetari i bashkisë Korçë, Sotiraq Filo shprehe se “investimet që po kryen janë pjesë e projektit të bashkisë për rehabilitimin e rrugëve rurale në çdo fshat të Korçës”.
Projekti parashikon shtrimin e rrugëve jo vetëm në akset rrugore që lidhin fshatrat mes tyre, por edhe ndërmjet parcelave bujqësore, që ndihmojnë fermerët në lehtësimin e punëve në bujqësi dhe daljen më shpejt në treg me produktet bujqësore.
Investimet në infrastrukturë rrugore rurale, kanë impakt të drejtëpërdrejtë në zhvillimin e bujqësisë dhe përmirësimin e ekonomisë fermere.
Deri tani bashkia Korçë ka ndërhyrë me punime në përmirësimin e infrastrukturës rrugore rurale në 10 fshatra të saj, ndërsa puna vijon paralelisht në Lumalas, Mborje, Ravonik dhe Drenovë.