ATSH – I. Vata/- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zhvilluar sot një seancë për shpalljen e vendimit për subjektin e rivlerësimit Anisa Qilimi, prokurore pranë Prokurorisë së rrethit Tiranë.

Trupa gjykuese e përbërë nga Xhensila Pine, Etleda Ciftja, Pamela Qirko pasi analizoi provat dhe fakte për ligjshmërinë e pasurisë dhe kriterin etik dhe profesional, vendosi konfirmimin në detyrë të prokurores Anisa Qilimi.

Prokurorja Anisa Qilimi u përball të premten më 24 korrik me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Anisa Qilimi ka përfunduar studimet e Shkollës së Magjistraturës në vitin 2007 dhe është emëruar prokurore në Prokurorinë e Krujës. Prej vitit 2014, ajo punon si prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë e cila nga sot vazhdon detyrën, pas vendimit të KPK-së.