Komisioni i Pavarur i  Kualifikimit  ka vendosur shkarkimin nga detyra të gjyqtarit, Bib Ndreca.  KPK ka shpallur vendimin thuajse një vit pas seancës së parë dëgjimore që u mbajt në 26 shkurt 2020.

Bib Ndreca pas vendimit të dhënë nga KPK, duke folur për Top Channel ka thënë se do të shqyrtojë dispozitivin, ndërsa ka shtuar se nuk e priste një vendim të tillë.

Ndërkohë KPK ka konfirmuar në detyrë, gjyqtaren Elona Mihali.

Lajmi ne përditësim…

Top Channel