Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka deklaruar se aktualisht në qarkullim janë 8 mutacione të Covid-19.
Mjeku thekson në një intervistë për TvKlan, se këto mutacione vërtetojnë se infeksioni nuk ka ndryshuar.
“Ka pasur shumë mutacione. Ajo që po vihet re është ndryshimi i virusit që humbet pjesët. Të gjithë ndryshimet që ka pësuar, janë 7-8 tipe ose shtame të cilat kanë vërtetuar që infeksioni nuk ka ndryshuar por vdekshmëria është ulur më shumë seç ka qenë në muajt e parë. Ajo demonstrohet edhe në vendin tonë, pasi infeksioni është rritur është bërë 16.6% nga 6.2 % që ka nisur dhe numri i të sëmurëve të shtruar nuk e kalon 200 në dy spitalet. Numri i të vdekurve në krahasim me numrin e të infektuarve dhe atyre në spital, duhet të kishte një shifër më të lartë. Humbja e aftësisë së vdekshmërisë tregon se virusi kërkon të përshtatet në organizëm”.
Brataj ka shtuar se do të jenë në disvaforin tonë grumbullimet nëpër shkolla dhe ardhja e vjeshtës.
“Me fillimin e shkollës ka grumbullim njerëzish, me ardhjen e vjeshtës ka ulje temperaturash, këto janë faktorë në favor të virusit dhe disfavorin tonë, prandaj duhen forcuar masat. Ky rezultat i fillimit të shkollës ne pritet ta shohim nga 15-20 Tetori, tregues i infeksionit të këtij virusi”newsbomb