TIRANË, 9 qershor/ATSH/ Inspektorati Kombëtar i Mjedisit dhe Territorit, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka ushtruar kontroll në “Fabrikën e Bakrit” Fushë Arrëz, sipas planit të masave të hartuara enkas për vijat ujore në vend.

Gjatë këtij kontrolli u konstatua se kjo fabrikë shkarkonte ujërat e ndotura industriale në lumin Fan, duke sjellë si pasojë ndotjen e lumit.

Ndaj këtij subjekti, IKMT mori masë administrative me gjobë 2 milion lekë, për shkeljen e kryer.

IKMT dhe Policia e Shtetit vijon punën evidentimin dhe parandalimin e ndotjes mjedisore në lumenjtë e vijat ujore në vend si dhe ndëshkimin e çdo kundërvajtësi, dhe njëkohësisht fton çdo qytetar të denoncojë shkeljet në numrin 112 ose përmes Komisariatit Dixhital.

ATSH