Për këtë, tha Klosi, na duhet të punojmë shumë më fort që këta të jenë pjesë e një kontrolli të imtësishëm të strukturave teknike të kontrollit.
“Krimi mjedisor nuk është më vepër e një niveli të ulët, por me reformën e bërë në Kodin penal, krimi mjedisor është krim penal dhe si i tillë duhet të ketë edhe masa konkrete. Dëmtuesit që kanë leje mjedisore nuk mund të jenë ata që prishin në nivel të madh jetën e qytetarëve”, deklaroi ai.
Sipas Klosit, krimi mjedisor është po aq i dëmshëm sa çdo krim tjetër.
Dhe prandaj, shtoi ai, besoj që ja kemi dalë që të darkodësojmë edhe me institucionet e ministrisë së Brendshme për të bashkëpunuar për të goditur krimin mjedisor.
“Pyjet janë të mbrojtura me ligjin e moratoriumit të pyjeve por ka vepra që do të duhet të mbrohen shumë më tepër nga strukturat e mbrojtjes së ligjit dhe pushtetit lokal për të kontrolluar vazhdimësinë e kësaj pasurie kaq të madhe të qytetarëve shqiptarë siç janë pyjet. Ka një dakordësi të madhe publike për të mbrojtur pyjet, Kemi shtim të sipërfaqes së gjelbër në Shqipëri, por ka ardhur koha që të kemi shumë herë më tepër kontroll në këtë pasuri të madhe kombëtare”, deklaroi ai.
Sipas Klosit, fillimi i sezonit të ri turistik e dalja nga pandemia padyshim do të shërbejë për ekonominë si një filiz i ri e shprehje e re e jetës që vjen pas pandemisë.
“Kemi disa detyra specifike në kuadër të përgatitjes së sezonit turistik. Kjo ka të bëjë me tre aspekte, ruajtjen e sigurisë gjatë sezonit turistik, pastrimi i plazheve dhe krijimi i lehtësirave në lëvizjen e turistëve për të patur sezon turistik të qetë të mbrojtur dhe të pastër”, deklaroi Klosi.