Ka nisur këtë mëngjes mesha e Krishtlindjes në Katedralen Orthodhokse të Tiranës “Ngjallja e Krishtit”.
Dhjetëra besimtarë orthodhoksë po marrin pjesë në meshën e drejtuar nga kryepeshkopi Anastas Janullatos, i cili pak kohë më parë kaloi dhe Covid-19. Pavarësisht masave kufizuese për shkak të infeksionit, besimtarët kanë marrë pjesë në meshën që po mbahet këtë mëngjes.
Krishtlindja është një nga festat më popullore fetare në botë, ndërsa në Shqipëri pjesë e kësaj feste që përkujton lindjen e Jezusit bëhen edhe besimtarë jo të krishterë.
Newsbomb.al uron të gjithë besimtarët: Gëzuar Krishtlindjen!