Kryeinfermierja Ana Luca e cila ka lënë postin e administratores në spitalin polivalent në QSUT, për t’u rreshtuar në vijën e parë të frontit kundër koronavirusit, prej një muaji nuk shkon në shtëpi nga frika se mos e transmeton virusin tek famijarët e saj.
Ana nuk ka mundur të përqafojë as djalin, por e shikon vetëm nga larg. Së fundmi ajo ka hedhur një foto prekëse në Facebook, ku shihet djali i saj në ballkon.
Ajo përpiqet të ruajë distancën dhe shikon djalin nga larg.
“Duro jeta ime, do fitojmë për ty e gjithë Shqipëtarët”, shkruan ajo sipër fotos.
Ora News