Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare në Shqipëri. Sipas axhendës së publikuar nga zyra e shtypit e Kryeministrisë, në orën 10:00 do të zhvillohet Ceremoniali i Mirëseardhjes, në Pallatin e Brigadave.

Në orën 10:10 do të zhvillohet takimi ndërmjet Kryeministrit Edi Rama dhe Kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti, për të vijuar më pas në orën 10:15, me takimin mes dy delegacioneve.

Në orën 11:30, Kryeministri Rama dhe Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp.

Kjo është vizita e parë zyrtare në Tiranë e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, pas mandatimit të tij në këtë post