Ndryshimet e bëra në qeveri pak ditë më parë ka bërë që deputetet të mblidhen me urgjencë për të miratuar dekretimin e dy ministrave të rinj, Olta Xhaçka dhe Niko Peleshi.

Kuvendi do të mblidhet sot në orën 17:00, me kërkesë të kryeministrit Edi Rama, për të votuar ndryshimet.

“Duke konsideruar faktin se Kuvendi rifillon sensionin e rregullt në datën 18 janar 2021. Në mbështetje të pikës 2, të nenit 7, të Kushtetutës, kërkoj që të thirret Kuvendi në një sesion të jashtëzakonshëm, qe qëllim shqyrtimin e dekreteve të shkarkimit dhe të emërimit të ministrave, brenda afatit të përcaktuar në pikën 2 të nenit 98 të Kushtetutës,” thuhet në kërkesën e Ramës.

Rreth katër muaj nga zgjedhjet e 25 prillit, kryeministri Edi Rama largoi ministrin e Jashtëm Gent Cakaj, vendin e të cilit e zuri Olta Xhaçka. Ndërsa ministër i Mbrojtjes u emërua Niko Peleshi.