Ditën e diel në vend do të mbizotërojë moti i vranët me intervale të shkurtëra me diell.

Prej orëve të mesditës, do të nisin reshjet e shiut me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit. Në jug, do të fitojnë intensitet deri mesatar.

Në zonat malore dëborë e dobët mbi 1500m, ndërsa në orët e mbrëmjes reshjet e dëborës do të përfshijnë lartësitë mbi 900m në verilindje.

E pranishme do të bëhet mjegulla e mjegullina në lugina. Era do të fryjë nga kuadrati i jugut mesatare dhe hera herës e vrullshme, duke u pasuar nga valëzim i forcës 5 dhe 6 ballë në brigjet e Jonit.newsbomb