Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro zhvilloi sot një takim me ministren e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj për t’u koordinuar për zbatimin e ligjit që ndalon qeset plastike njëpërdorimshme.

Kumbaro u shpreh se 1 qershori vjen shumë shpejt, ndaj po përgatitemi për monitorime intensive.

“Koordinohemi me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e ligjit që ndalon qeset plastike njëpërdorimshme. 1 qershori vjen shumë shpejt, ndaj me Delina Ibrahimaj dhe me stafet respektive po përgatitemi për monitorime intensive”, tha Kumbaro.

Ndërsa ministrja Ibrahimaj u shpreh në një reagim se, “qeset plastike me trashësi nga çdo anë deri në 70 mikron dhe kapacitet deri me 10 kilogramë që janë ndër ndotëset më të mëdha të mjedisit, do të ndalohen të prodhohen, të importohen dhe të tregtohen”.

“Respektojmë natyrën, e bëjmë për fëmijët tanë”, theksoi Ibrahimaj.