Emisioni Breaking në Top News trajtoi ditën së sotme situatën e procesit të vaksinimit, ku i ftuar ishte Skënder Brataj, Shefi i Urgjencave Kombëtare dhe anëtari i Komitetit të Ekspertëve.

Pranvera e ardhshme do jetë fundi i Covid, jam optimist se në fund të këtij viti do të kemi një numër të lartë të të vaksinuarve, në pranverën e ardhshme ne do kemi të vaksinuar të gjithë popullsinë”, tha Brataj.

Sa i përket çështjes së mungesës së vaksinave kineze gjatë këtyre ditëve Brataj tha se “për radhët e gjata e krijuara pasi mungojnë dozat e dyta Sinovac, personat duhet të bisedojnë me mjekët e familjes në mënyrë që ti shmangin ato”.

“Virusi ekziston akoma, lirimi i masave do hiqen në mënyrë graduale, duam të kapim shifrën e 1 milion vaksinave.  Me ecjen përpara të vaksinimit do merremi dhe me heqjen e masave në mënyrë graduale. Ka një ulje të telefonatave nga 12 mije telefonata më parë kemi rënë në 2 mijë telefonata. Për pensionistët vonesat e marrjes së dozës së dytë nuk ka problem sepse përgjigja imunitare me ata mosha është më i ngadaltë. Jam optimist se në fund të këtij viti do të kemi një numër të lartë të të vaksinuarve, në pranverën e ardhshme ne do kemi të vaksinuar të gjithë popullsinë. Pranvera e ardhshme do jetë fundi i Covid“, tha Brataj./ Shqip

 

Top Channel