ATSH/ “Fjala e mësuesit motivon nxënësin dhe shton dashurinë për lëndën dhe për dijen, jo mësim për notë, por për dije”.
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, ndau sot këtë parim të punës së përditshme të mësuese Irini Gozhita nga Gjirokastra, e cila prej vitesh ushtron me pasion detyrën e mësueses së kimisë në gjimnazin “Asim Zeneli”.
“Me një komunikim gjithëpërfshirës, motivues e gjithmonë pozitiv si gjatë orës së mësimit, ashtu edhe jashtë saj, zysh Irini gëzon shkallën e parë të kualifikimit, ka një përgatitje të lartë shkencore dhe përdor metoda bashkëkohore të mësimdhënies, duke reflektuar kështu vlerat më të larta të figurës së nderuar të mësuesit. Faleminderit zysh Irini dhe mirënjohje për punën tënde të palodhur”, tha Kushi. /m.