Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka zhvilluar një takim me rektorët e universiteteve publike në vend.
Kushi nënvizon se në takimin e zhvilluar me rektorët e universiteteve u diskutua gjerësisht mbi ecurinë e deritanishme të mësimit dhe sfidat kryesore që janë paraqitur, me qëllim mbylljen me sukses të një tjetër viti akademik të pazakontë.
Ndër të tjera, ajo shpreh besimin e saj se më e mira është përpara.  “Jam shpresëplotë në përmirësimin e situatës dhe rikthimin në normalitet!” – tha Kushi.