Kuvendi rrëzoi sot me 74 vota kundër projektrezolutën e paraqitur nga Partia Demokratike për përballimin e pasojave të shkaktuara nga rritja e përgjithshme e çmimeve.
Në përfundim të votimit rezultoi se 27 deputetë votuan pro, 74 kundër dhe 6 fletë votimi ishin të pavlefshme.
Po ashtu me 106 vota pro në seancën e sotme plenare, Kuvendi miratoi projektligjin “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen e pjesshme të zgjeruar për rrugët kulturore, miratuar me rezolutën CM/RES (2013) 66”.
Me 78 vota pro dhe 7 kundër, Kuvendi miratoi edhe projektligjin “Për miratimin e programit të statistikave zyrtare për vitin 2022-2026”



























