Kasem Hysenbelliu, biznesmeni dhe pronari i medias Fax News nuk jeton më. Lajmi tragjik bëhet me dije mëngjesin e sotëm.

Vetë televizioni në pronësi të tij njofton lajmin e kobshëm, se biznesmeni i njohur ka ndërruar jetë pas disa ditësh betejë me Covid-19. Ai po kurohej në Turqi.

Një mesazh të ndjerë për zotin Hysenbelliu ka shkruar dhe nipi i tij, Fatmir Hysenbelliu, djali i vëllait të tij, Irfan Hysenbelliu, që është president i medias News 24. “Zemërthyer nga ky lajm. Gjithmonë do të kujtojë me buzëqeshjen tënde. Prehu në paqe xhaxhi”, shkruan Fatmir Hysenbelliu.

Elbasaninews i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Hysenbelliu, për humbjen e të shtrenjtit të tyre.