Të frenosh shqiptarët të ikin jashtë vendit duket një mision i pamundur. Përtej politikave të qeverisë, Shqipëria është përballur me një numër në rritje të azilkërkuesve në vitin që lamë pas. Shqetësues është fakti se është rritur ndjeshëm numri i azilkërkuesve nga radhët e shtresës së mesme, ndërsa ikja e të rinjve është një tjetër fenomen shqetësues duke bërë që në Shqipëri të ngelet vetëm mosha e tretë. Por a janë të moshuarit shqiptarë të përgatitur për të jetuar pa ndihmën e fëmijëve?

Të intevistuar nga Tv Skampa elbasanasit shprehen se po përballen me këtë fenomen pavarësisht se nuk e duan, ndërkohë që theksojnë faktin që ikja e të rinjve lidhet me shkaqe ekonomike dhe punësimin.

Rreth 25% e kërkesave për azil nga shqiptarët janë bërë nga individë nën moshën 18 vjeç. Sipas të dhënave nga Eurostat, aplikimet për azil nga minorenët në 2019-n ishin 5965 aplikime, me një rënie të lehtë në krahasim me një vit më parë.