Bashkia e Librazhdit zgjodhi ditën e fëmijëve për të inauguruar Parkun e Qershive për të gëzuar pikërisht të vegjlit në ditën e tyre.
Por sigurisht, jo vetëm për fëmijët, Parku i Qershive do t’i shërbejë të gjithë banorëve të bashkisë së Librazhdit, pasi këtij qyteti i mungonte një park me hapësira të gjelbra, kënde sportive etj.
Ka përfunduar faza e parë e këtij parku i cili shtrihet përgjatë rrjedhës së lumit Shumbin në pjesën perëndimore qytetit.
Kjo zonë e cila dikur ishte një hapësirë me mbetje inete dhe që përmbytej nga dalja e lumit nga shtrati, tashmë ofron një pamje fantastike, me 500 pemë të mbjella, kënde sportive dhe hapësira rekreative.
Kryetari i Bashkisë së Librazhdit Kastriot Gurra tha se në fazën e dytë do të shtohen hapësirat dhe këndet e lojërave për fëmijë ndërkohë që kjo fazë përfshin edhe ndriçimin, vendosjen e stolave dhe të tjera hapësira sportive.
Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla tha se fëmijët në ditën e tyre po i gëzohen parkut të ri, por duke vënë re grumbullime të prindërve për të festuar me fëmijët e tyre, ai kërkoi ende kujdes pasi, pavarësisht hapjes, lufta nuk ka mbaruar:
Por pjesa e më rëndësishme pas epidemisë është rimëkëmbja ekonomike dhe përveç thirrjes për të konsumuar produkte shqiptare, Balla u bëri thirrje shqiptarëve t’i kalojnë pushimet e verës në vendin e tyre:
Librazhdi asnjëherë, që nga krijimi i tij nuk ka pasur një park që t’u shërbejë qytetarëve të çdo moshe.
Ndërtimi i këtij parku u bë në pjesën më të bukur të qytetit, buzë lumit, por pas ndërtimit të pritave pasi zona rrezikonte përmbytje në rast vërshimi. Ajri i pastër dhe pamja që ofron Parku i Qershive e bën këtë zonë, vendin më të frekuentueshëm në qytet.