Nje mrekulli e tille nuk eshte e zakonshme. Liqene te tille te mbushura me zambake te bardhe qe gjate dite celin dhe gjate nates mbyllen ne te gjitha Ballkanin numerohen me gishtat e njeres dore. Ndodhemi ne liqenin e Dushkut, rreth 28 km nga qyteti i Gramshit ku vizitoret nuk e kane lene t’u shpetoje nje bukuri e tille.
Por edhe fizikisht keto zona jane afer, infrastruktura e veshtire i ka bere destinacione te veshtira per t’u arritur.
Nese doni te shijoni keto pamje te mrekullueshme dhe padyshim te mbushni nje album te paharruar me foto ne Liqenin e Dushkut duhet te vini nga datat 15 maj deri fund te qershorit kur zambaket celin. Por gjate dimrit ketu cdo gje mbulohet nga debora ndersa liqeni akullnajor ngrin teresisht.