Është mbyllur numërimi i votave në qarkun e Vlorës. Bëhet me dije se PS ka kryesuar duke siguruar dyfishin e mandateve të Partisë Demokratike.

Janë 8 mandatet e fituara nga PS në këtë qark, ndërsa 4 mandate i takojnë PD-së. por ajo që ka marrë goditjen e rëndë në këtë qark është LSI e cila nuk ka marrë asnjë mandat, me nënkryetarin Luan Rama që ka ngelur jashtë parlamentit.

Këta janë deputetët që kanë fituar mandatin e deputetit deri më tani:

PS

  1. Pranvera Resulaj
  2. Anduel Tahiraj
  3. Vullnet Sinaj
  4. Anila Denaj
  5. Niko Kuri
  6. Ilir Metaj
  7. Damian Gjiknuri
  8. Edi Rama

PD

1.Bujar Leskaj

  1. Ina Zhupa
  2. Fation Veizaj
  3. Arbi Agalliu