Xhevahir Iljazi, 45 vjeç, është ushtaraku shqiptar që ka ndërruar jetë dje në Afganistan, në rrethana ende të paqarta.

Mësohet se Iljazi ishte me detyrë Major i Shëbrimit Informativ Ushtarak dhe shërbente me mision paqeruajtës në provincën e Heratit në Afganistan. Fax Neës siguron foton e Majorit, ndërsa rrethanat e vdekjes së tij nuk bëhen me dije.

Ministria e Mbrojtjes sapo ka lëshuar informacion zyrtar për rastin, por nuk specifikon se në cilat rrethana ka ndërruar jetë Major Xhevahir Iljazi.

Njoftim për shtyp i Ministrisë së Mbrojtjes:

Ministria e Mbrotjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura njoftojnë se dje, në orën 22:40 ora lokale në Afganistan, ka humbur jetën ushtaraku me inicialet XH. J.

Autoritetet e Ministrisë së Mbrotjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA po bashkëpunojnë me komandën e  operacionit për të bërë hetimin e plotë të rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Ministri i Mbrojtjes dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA sigurojnë personelin në mision dhe familjet e tyre se do vijojnë të mbështesin e t’u gjenden pranë për të përmbushur me sukses misionin.

Ministria e Mbrotjes, Shtabi i Përgjithshëm dhe gjithë personeli i Forcave të Armatosura i shprehin ngushëllimet më të ndjera familjes për ndarjen e parakohshme nga jeta të njeriut tyre të dashur.