ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot lajmin e mirë të miratimit të marrëveshjes e lidhjes të Operatorit të Transmetimit të Kosovës “KOSTT” me Operatorët e Transmetimit të Europës Kontinentale.

Rama informoi se “marrëveshja hyn në fuqi në datën 14 maj 2020”.

“Ky është një hap i shumëpritur, pasi i hap rrugën së shpejti marrëveshjeve të nënshkruara ndërmjet KOSTT dhe OST për rritjen e sigurisë së sistemit elektroenergjetik të dy shteteve shqiptare, duke mundësuar vënien në punë të linjës 400kV Shqipëri-Kosovë dhe zhvillimin e tregut të përbashkët të energjisë elektrike”, tha Rama/m.m/ /a.g/