Olsi Çekiçi, 44-vjeçari nga Pogradeci që masakroi dje nënën e tij, Firdes Çekiçi 70 vjeçe, ishte një person aktiv në rrjete sociale dhe nga postimet që ka bërë më parë duket se është një adhurues i flaktë i këngëtares së njohur Dua Lipa.
Më 30 qershor të këtij viti ka publikuar disa foto të këngëtares. Ndërkaq vihet re se ai ndante shpesh mesazhe për dashurinë, sakaq duket se ishte një mbrojtës i kafshëve.
Më tej në disa postime ai ka shpërndarë meme për politikanët tanë, ku në një prej tyre e quan presidentin Ilir Meta, kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi, Petrit Vasilin dhe Luan Ramën shushunja.