Zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko zhvilloi sot në Elbasan një inspektim të masave të marra nga institucionet qendrore e vendore në qark, për të ndërprerë zinxhirin e përhapjes së COVID-19.
“Së bashku me Prefektin e Qarkut, Klevis Xhoxhi vizituan ambientet e shërbimit dhe të aplikimit për dokumente biometrike në Bashki”, tha Kuko.
Pas inspektimin, zv.ministrja Kuko në një komunikim me mediet u bëri apel qytetarëve të nxitojnë për të aplikuar për ID Karta, pa pritur fundin e vitit që shoqërohet me radhë dhe fluks aplikimesh.