Që nga 13 marsi kur edhe u shënuan dy rastet e para me COVID-19 në Kosovë, kanë humbur jetën 777 persona.
Numri i të prekurve me koronavirus ka arritur në 26 mijë e 121 persona, ndërsa 16 mijë e 499 prej tyre janë shëruar.
Kurse numri i rasteve aktive është 8 mijë e 845.
Deri më tani si të të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 janë testuar 111 mijë e 560 persona.
“Numri total i rasteve pozitive është 26.121 raste nga 111.560 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 777 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 137 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 16.499 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.845”, thuhet në raportin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK). /KosovaPress/