Situata është kritike në vendin tonë sa i përket pandemisë nga koronavirusi.

Janë prekur nga koronavirusi dy punonjëse në kopshtin numër 2 në Vlorë. Kjo ka bërë që kopshti të mbyllet.

Kopshti numër 2 mbyllet për herë të dytë brenda një muaji.

Mësohet se tamponit i janë nënshtruar edhe 6 punonjës pasi kanë shfaqur simptoma të Covid-19, të cilët janë të karantinuar dhe në pritje të përgjigjes.

Deri më tani në vendin tonë 623 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 27,830.