Kryeministri Edi Rama ditën e sotme e ka nisur me një fotot të ëmbël, ku shfaqet një bebe e porsalindur.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Rama shkruan se ardhja e fëmijëve në jetë në një kohë të tillë na kujton se shpresa dhe jeta triumfojnë gjithmonë,

Ndër të tjera Rama shkruan se nga janari 28,813 të porsalindur kanë përfituar bonusin e bebes dhe se me buxhetin e 2021 mbështesin me 2 miliardë lekë familjet e reja  me 40,000 lekë për fëmijën e pare, 80,000 lekë për fëmijën e dytë dhe  120,000 lekë për fëmijën e tretë.

Postimi i plotë:

MIRËMËNGJES

Ëngjëjt e vegjël që vijnë në jetë në këto kohë sfiduese, bashkë me gëzimin e papërshkrueshëm për familjet e tyre, na kujtojnë se shpresa dhe jeta triumfojnë gjithmonë

Nuk e kemi ndalur për asnjë moment mbështetjen për familjet e reja që gëzohen me fëmijë, edhe në këtë vit të vështirë. Nga Janari, 28,813 të porsalindur kanë përfituar bonusin e bebes

Siç jemi zotuar, me #buxhetin2021 mbështesim me 2 miliardë lekë familjet e reja:

40,000 lekë për fëmijën e parë

80,000 lekë për fëmijën e dytë

120,000 lekë për fëmijën e tretë