Superheronjtë” kanë suprizuar një 17-vjeçar shqiptarë që prej disa kohësh vuan nga një sëmundje e rëndë dhe është i shtruar në spitalin Italian.

Superheronjtë zbritën nga çatia me litarë dhe suprizuan 17-vjeçarin, i cili kishte kërkuar një telefon që të kishte mundësi të mbante kontaktet me miqtë e tij.

 

Eljoni nuk po u besonte syve kur pa fasadën e konstruksionit me superheronjtë, që po zbrisnin nga çatia dhe mes tyre edhe Hulk, personazhi i tij i preferuar.

“Kur Eljon mbërriti këtu ai nuk dinte asnjë fjalë në italisht dhe në një situatë jashtëzakonisht të rëndë klinike”, thanë përfaqësuesit e spitalit ku ai po kurohet.

Kjo surprizë u bë e mundur nga organizata jofitimprurëse “Make a Wish” me stafin e EdiliziaAcrobatica.

Screenshot_1.pngScreenshot_2.pngScreenshot_3.png