TIRANË, 9 qershor /ATSH/- Bashkia Memaliaj vetëm gjatë javës së fundit nga data 1 deri 7 qershor, ka ndihmuar 184 familje në nevojë, me pako ushqimore dhe sende utilitare higjenike, në tre njësitë administrative të saj në Krahës, Memaliaj Fshat dhe në qytet.

Në kuadër të operacionit humanitar për të përballuar situatën e vështirë të krijuar nga Covid-19, bashkia Memaliaj, vijon t’u qëndrojë pranë me ndihma ushqimore, çdo ditë familjeve në nevojë që janë në vështirësi ekonomike.

Bashkia Memaliaj bën të ditur se, nga 184 familje në nevojë që u asistuan me ndihma me ushqime, 28 familje ishin në Njësinë Administrative Krahës, 101 në qytetin Memaliaj, 10 familje në Njësinë Administrative Buz, 14 familje në Njësinë Administrative Luftinjë, 9 në Njësinë Administrative Qesarat, 22 familje në Njësinë Administrative Memaliaj Fshat.

ATSH