TIRANË, 11 qershor/ATSH/ Këshilli bashkiak i Durrësit miratoi propozimin e shpalljes së emergjencës mjedisore në fushën e menaxhimit të integruar të mbetjeve në territorin e bashkisë për shkak të mbylljes së venddepozitimit të Porto-Romanos.

Ky vendim u miratua në mbledhjen e jashtëzakonshme nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik.

Tre ditë më parë Kryeministri Edi Rama deklaroi në një intervistë televizive se “shumë shpejt, brenda javës, do kemi një marrëveshje përfundimtare të negociuar për të bërë përfundimisht lëvizjen e të gjitha mbetjeve inerte të bashkisë Durrës drejt landfillit të Sharrës”.

ATSH